Ballkani dhe Prishtina kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ekipi kryeqytetas po vazhdon formën e tmerrshme në edicionin pranveror pa fitore në pesë ndeshjet e para, ku ka katër barazime dhe një humbje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë relativisht të dobët dhe pa shumë raste nga të dyja skuadrat, ku 45 minutat e parë u mbyllen pa gola 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, ku të dyja arritën ta shënojnë nga një gol.
Ishte sulmuesi Sunday Atendunji (81’), i cili shënoi pas gabimit fatal të Najeb Yakubu për epërsinë 1-0, por Alex Gnapi (90+) barazoi shifrat 1-1 dhe me barazim u mbyll ndeshja.
Pas këtij barazimi, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 40 pikë apo 10 më pak se lideri Drita, ndërsa Prishtina renditet e katërta me 31 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, therandasit udhëtojnë te Drita, teksa kryeqytetasit e presin Dukagjinin.