Prishtina dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Gjilani do të takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit vijnë në këtë takim pa fitore në tri ndeshjet e fundit, pas barazimeve ndaj Drenicës, Dukagjinit dhe Llapit.

Gjilani në anën tjetër po ashtu ka dy ndeshje pa fitore, pasi së fundmi u mposht në shtëpi nga Dukagjini me rezultat 1-0, ndërsa një javë më herët luajti baras 1-1 me Ballkanin.

Të dy trajnerët Alban Dragusha dhe Debatik Curri kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Veliu, Kryeziu, Bytyqi, Saletic, Taipi, Ahmeti, Mamengi, Bllaca.

Gjilani: Kolaj, Thaqi, Adili, Krivanjeva, Bilali, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Basa, Rrahmani, Jarovic.

Related Articles