Prishtina e fiton Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin

Prishtina e fiton Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin

Prishtina fiton Kupën e Kosovës.

Kryeqytetasit fituan 2:0 ndaj Gjilanit, në ‘Fadil Vokrri2.

Ndeshja ishte interesante dhe krijuar raste ekipet, por edhe ishin të kujdesshëm në këtë pjesë.

Ajo që duhet theksohet është se ‘Plisat’ kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes kundër kryesisë.

Madje kanë protestuar ndaj tyre me një baner “Armiku i ekipit është vet kryesia”.

Kjo nuk ishte e tëra, pasi tifozët e Prishtinës madje hodhën mjete piroteknike në fushë, duke ndërprerë kështu disa minuta lojën.

Arsyet e këtyre protestave nga tifozët kanë të bëjnë me faktin se Prishtina ndodhet në një krizë të thellë financiare si rezultat i së cilës edhe nuk po licencohet për pjesëmarrje në garat evropiane.

Në pjesën e dytë loja u zhvillua në favor të Prishtinës.

Ata shënuan dy herë gjatë 45 minutave të dytë.

Ishte fillimisht Genc Hamiti, që pas një harkimi të mirë në zonë realizoi gol të bukur.

Por Prishtina nuk u ndalë me aq, duke shënuar edhe njëherë tjetër.

Golin e dytë e shënoi Mergim Pefqeli.

Një goditje e mirë e tij nga jashtë zona u konkretizua në gol në minutën e 78′.

Gjilani arriti të ngushtojë epërsinë e Prishtinës, në minutën e 87′ të ndeshjes.

Mevlan Zeka shënoi me kokë, por më pas VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Related Articles