Nuk ka sjell fitues dueli mes Prishtinës së Re dhe Drenicës që përfundoi baras 0-0.
Dy skuadrat e futura këtë edicion në Superligë, Prishtina e Re dhe Drenica janë ndeshur në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.
Në një ndeshje shumë të luftuar, në fund dy skuadrat ndanë pikët duke luajtur baras 0-0.
Prishtina e Re vazhdon të mbetet e fundit në tabelë tani ka tetë pikë, derisa Drenica është e shtata me 15 sosh
Xhiron e ardhshme Prishtina e Re luan në udhëtim te Llapi, derisa Drenica pret Ballkanin.
