Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Mesfushori Albert Dabiqaj i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të pas asiastmit të Prognit.
Prishtina e barazoi rezultatin me Besnik Krasniqin në minutën e 44-të nga penalltia.
Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Mankenda në minutën e 80-të.
Pas kësa fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë.
Kurse, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 55 pikë./GAZETA ENIGMA/