Klubet kosovare janë duke i mbushur bateritë për gjysmë-sezonin e dytë që pritet të filloj muajin tjetër.
Shumë klube tashmë kanë marrë rrugë drejt Turqisë, aty ku po e zhvillojnë fazën përgatitore, raporton Gazeta Enigma.
Edhe skuadra e Prishtinës ka zbarkuar në Antalia ku po e zhvillojnë fazën përgatitore.
Kryeqytetasit sot kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese me kampionët e Kazakistanit, FC Ordabasy.
Ekipi kosovar ka triumfuar me rezultatin minimal, 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi anësor, Hasan Hyseni.
Më poshtë e gjeni raportin e lojës: /Gazeta Enigma/