Prishtina, Gjilani dhe Llapi kalojnë tutje, Ballkani e kërkon kualifikimin përmes vazhdimeve

Prishtina, Gjilani dhe Llapi kalojnë tutje, Ballkani e kërkon kualifikimin përmes vazhdimeve

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve në Kupën e Kosovës, ku favoritët kanë kaluar tutje.

Liria kaloi e para në epërsi me golin e Susurit në minutën e pestë, por Gjilani u kundërpërgjigj në minutën e 41-të me Roganovic që shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht Gjilanit që realizoi golat e tjerë me Kushtrim Shabanin, Oltion Bilallin dhe Yll Ibrahimin.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Prishtina që ka triumfuar në udhëtim te Top Futbolli me rezultat 1-5.

Sunday Akinbule realizoi het-trik në këtë takim, derisa Yoan Marc Olivier dhe Dion Gallapeni shënuan dy golat e tjerë.

Ferizaj ka triumfuar 4-0 ndaj Ramiz Sadikut për të kaluar tutje, derisa Dukagjini ka mposhtur KF Dardanian me rezultat të thellë 6-2.

Fitore të thellë ka marrë edhe Llapi që mposhti Flamurtarin në udhëtim 0-4, derisa Malisheva mposhti Fushë Kosovën 0-5.

Tutje ka kaluar edhe Drenica pas fitores ndaj Vjosës 0-5, derisa Vushtrria ka eliminuar KEK-un pas triumfit 1-0. KF Prishtina e Re fitoi me mjaft mund në udhëtim te Besa 1-2, derisa edhe Feronikeli ’74 ka kaluar tutje pas fitores 1-2 te Istogu.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Ballkani ka shkuar në kohën shtesë pas barazimit 1-1 me Rilindjën.

Related Articles