Prishtina, Juniku dhe Mamusha s’i kanë ende rezultatet përfundimtare nga 12 tetori, shkak ankesat në PZAP

Prishtina, Juniku dhe Mamusha s’i kanë ende rezultatet përfundimtare nga 12 tetori, shkak ankesat në PZAP

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se të shtunën do të shpallen rezultatet përfundimtare të 35 komunave të vendit, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në mbledhjen e radhës të KQZ-së, ai ka theksuar se Prishtina, Juniku dhe Mamusha nuk i kanë ende të përfunduara të gjitha procedurat për të ditur rezultatet përfundimtare, si pasojë e disa ankesave që janë ende duke u shqyrtuar në PZAP.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës.”

“Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme,” ka thënë Radoniqi.

Related Articles