Prishtina mposhtë kampionin e Norvegjisë, vazhdon ëndrra e kualifikimit në Ligën e Konferencës

Prishtina mposhtë kampionin e Norvegjisë, vazhdon ëndrra e kualifikimit në Ligën e Konferencës

Skuadra e Prishtinës ka bërë një hap të madh drejt fazës së mëtejme kualifikuese pasi ka shënuar fitore kundër Bodo/Glimt me autogolin e minutës 82′-të nga Lode (2-1), shkruan Gazeta “Enigma”.

Me këtë fitore skuadra e trajnerit Zekerija Ramadanit ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e mëtejme në Konferencë League.

Ajo udhëton pas disa ditësh në Suedi për të mbrojtur rezultatin, dhe çdo barazim apo fitore e mundshme e shpie atë një hap më tej drejt fazës së grupeve, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për vet FC Prishtina para së gjithash, por edhe për futbollin Kosovar në përgjithësi.

Kujtojmë që rezultati i pjesës së parë ishte i barabart 1:1, ndërsa të parët kanë avancu mysafirët nga minuta 11.

/Gazeta Enigma/

Related Articles