Skuadra e Prishtinës ka avancuar herët ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Kosovës në futboll.
Sulmuesi i krahut, Hasan Hyseni ishte ai që zhbllokoi rezultatin e këtij takimi, pasi e shënoi golin në minutën e nëntë.
Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e parë në Vushtrri, duke triumfuar 2:1 dhe me epërsinë e krijuar në duelin e dytë, pothuajse është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.