Në Prishtinë janë 65 raste aktive me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Pas kryeqytetit, radhitet Ferizaj me 38 raste, pasuar nga Prizreni me 26, Gjilani 21, Klina 20, Kaçaniku 15 dhe Malisheva 14.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes e 7 raste pozitive me koronavirus.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 328./Gazeta “Enigma”/