Skuadra e Prishtinës është duke fituar 2:0 ndaj Dritës në derbin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Leutrim Kryeziu në minutën e 25-të.
Kurse golin e dytë e shënoi Diar Halili në minutën e 35-të nga distanca.
Kujtojmë që Kryeziu gjatë pjesës së parë humbi një penallti, ku mrekullisht e priti portieri, Faton Maloku.