Prishtina merr tri pikë në Klinë

Prishtina merr tri pikë në Klinë

Prishtina ka arritur të mposht Dukagjinin si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat e nisën ndeshjen duke kërkuar golin, me Prishtinën që tentonte të organizonte sulme më të gjata, ndërsa Dukagjini shumë mirë i organizuar në kundrësulme.

Rastin më të mirë e kishte Albin Krasniqi në mesin e pjesës së parë, kur i vetëm me Altik Muhaxhirin, gjuajti në trupin e portierit.

Edhe në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin raste, por kryeqytetasit ishin më të rrezikshëm.

Prishtina fillimisht shënoi në minutën e 86-të, kur Sunday Akinbule kaloi Muhaxhirin, por pasi i shikua në VAR, goli u anulua për një faul të sulmuesit.

Por se Prishtina e meritoi fitoren, tregon edhe rasti në minutën e shtatë të kohës shtesë, kur harkimit të Gentrit Salihut iu përgjigj me kokë Donart Vitija që shënoi për 1-0.

Nuk kishte më kohë dhe gjyqtari Alban Shala e mbylli ndeshjen, me Prishtinën që merr fitoren e dytë sezonale ndaj Dukagjinit.

Prishtina aktualisht është e katërta me 25 pikë, ndërsa Dukagjini me 17 pikë është i teti.

Related Articles