Prishtina e ka fituar ndeshjen ndaj Inter d’Escaldes me rezultat 2-0, në kuadër të finales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Prishtina e nisi ndeshje më mirë, duke radhitur rastet para portës së skuadrës nga Andorra.
Raste të mira kishin Leotrim Kryeziu dhe Lumbardh Dellova, por fati nuk ishte me ta.
Pastaj rrezikoi Endrit Krasniqi me një goditje dënimi dhe një gjuajtje të fortë nga distanca, por nuk arriti ia qëllimin.
Prishtina në minuta e fundit të pjesës së parë shtoi presionin dhe ia arriti qëllimit.
Dellova pasoi te Besnik Krasniqi, i cili ul bukur për Xhevdet Shabanin, ndërsa ky gjuan përtokë e topi i devijuar nga mbrojtja vjen te Endrit Krasniqi që shënoi nga afër për 1-0.
Pas goli Prishtina ka mundur të shënojë edhe një herë me Kryeziun i cili gjuan, por portieri Josep Gomes mbron.
Kampionët e Kosovës e nisën mirë edhe pjesën e dytë.
Në minutën e 58-të, ishte sërish Endrit Krasniqi që kthen në gol një asistim të Mendurim Hotit për 2-0.