Skuadra e Prishtinës ka mposhtur atë të Llapit me rezultat 3-2, në xhiron e katërt të Superligës.
Dy klubet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1, me golat e Vitijes dhe Januzit.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola, ku fillimisht Llapi kaloi në epërsi me golin e Blakqorit.
Më pas klubi nga kryeqyteti u këndell duke përmbysur rezultatin në 3-2, me dy gola të shënuar nga Marc-Olivier.
Të Kaltrit shkojnë në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë po aq sa ka Ballkani në të parin por me gollaverazh më të mirë, dhe që të dyja i kanë zhvilluar vetëm tri lojë.
Në anën tjetër, klubi nga Podujeva mbetet me katër pikët e grumbulluara nga tri xhirot e para, dhe kështu zë vendin e gjashtë. /Gazeta Enigma