Prishtina në bisedime me Edmond Rugovën dhe Ramiz Krasniqin

Prishtina në bisedime me Edmond Rugovën dhe Ramiz Krasniqin

Prishtina pak çaste më parë konfirmoi shkarkimin e Ismet Munishit. Në komunikatë u tha që ky vendim i bordit erdhi pas rezultateve të dobëta të teknikut kryeqytetas me bardhekaltërit.

Ndërkaq, Futbollikosovar.net nga burimet e veta mëson se Prishtina tashmë ka filluar negociatat me Edmond Rugovën dhe Ramiz Krasniqin. “Prishtina i ka nisë negociatat me ish-përzgjedhësin Edmond Rugova dhe ish-trajnerin Ramiz Krasniqi”, i tha ndër tjera ky burim redaksisë së Futbollitkosovar.net.

Kujtojmë se Prishtina momentalisht shënon një formë të dobët, ndërsa dje u mposht edhe nga Malisheva në një ndeshje tejet të rëndësishme.

Vet Munishi, në prononcimin për Art Sport gjatë ditës, përmes mimikave shprehu pakënaqësinë e tij me faktin se djemtë nuk ia dolën, ani pse i përgëzoi.

“Humbje e rëndë. Shumë e rëndë”, kishte thënë ndër tjerash ai.

Related Articles