Prishtina nuk arrin më shumë se një barazim te Drenica

Prishtina nuk arrin më shumë se një barazim te Drenica

Pas katër humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina ka marrë pikën e parë të enjten në udhëtim ndaj Drenicës. Dueli i luajtur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, përfundoi pa gola.

Me këtë barazim, Prishtina ngrihet në kuotën e 25 pikëve dhe mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Drenica zë vendin e pestë me 28 pikë.

Në duelin e luajtur në Skenderaj, të dy skuadrat patën raste por nuk arritën të shënojnë. Drenica lëshoi rast ideal me Kastriot Rexhën në pjesën e dytë, ndërsa Prishtina në të parën me Gauthier Mankendan.

Po ashtu, Drenicës iu anulua një gol në pjesën e parë për shkak të pozitës jashtë loje.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Gjilanin kurse Drenica është mysafire e Ulpianës.

Related Articles