Me një lojtar më pak në fushë, Gjilani mposht Dukagjinin

Me një lojtar më pak në fushë, Gjilani mposht Dukagjinin

Gjilani ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Dukagjinit. Ishte një ndeshje e vendosur nga tri penallti.

Gerhard Progni konkretizoi dy penallti në gol, kurse Zhdrella shënoi për Dukagjini nga penalltia poashtu.

Progni ishte i saktë nga penalltia në minutën e 25-të dhe 64-të. Ndërkohë, për Dukagjinin, realizoi Mentor Zhdrella po ashtu nga penalltia (59’).

Gjilani ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak, pasi në minutat shtesë të pjesës së parë, u përjashtua portieri Enea Koliçi.

Me këtë fitore, Gjilani ka 42 pikë, sa i ka edhe Ballkani që është lider. Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 18 pikë.

Për Dukagjinin, kjo është ndeshja e tetë rresht në Superligë që nuk di për fitore, ka regjistruar katër humbje karshi katër barazimeve.

Related Articles