Pas largimit të Leotrim Bekteshit, Prishtina i është përvishur punës që ta gjejë zëvendësuesin e tij në fazën e mbrojtjes.
Kampionia në fuqi e Kosovës ndonëse ende ndodhet në Antalia të Turqisë, ka qenë mjaft aktive këto ditë në afatin kalimtar dimëror.
Trajneri që drejton Prishtinën, Abdulah Ibrakoviq tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Bekteshit, i cili u zhvendos në Norvegji për arsye familjare.
Siç mësojnë burimet e FrontOnline, klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kroat, Josip, Tomaseviq.
Tomseviq së fundmi është aktivizuar te Cibalia në Kroaci, derisa portali mëson se marrëveshja mes palëve është finalizuar me sukses.
Ndryshe, Tomaseviq më parë ka luajtur te Rudar Vlenje, Istra, Novigrad, Osijek dhe Granicar Zupanja.
Këtë edicion, 28-vjeçari ka bërë tetë paraqitje në ligën e dytë kroate, ku edhe ka shënuar një gol.
Në nivel ndërkombëtar, mbrojtësi kroat është paraqitur te Kroacia U19, ku ka bërë dhjetë paraqitje.