Pak minuta pas golit të parë, Prishtina shënoi edhe golin e dytë në duelin kundër Vushtrrisë. Këtë herë në listën e golashënuesve u regjistrua sulmuesi Leotrim Kryeziu.
Ai shënoi nga afërsia në minutën e 16-të për rezultatin 2:0 pas asistimit të Endrit Krasniqit.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon gjysmëfinales të Kupës së Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit janë me një këmbë në finale të Kupës.