Prishtina shpërthen ‘bombën’, transferon sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë

Prishtina shpërthen ‘bombën’, transferon sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë

FC Prishtina ka bërë një transferim të pa pritur në mes të sezonit pranveror, shkruan Gazeta Enigma.

Fituesi i Kupës së Kosovës përmes një video në Facebook, kanë konfirmuar se kanë transferuar sulmuesin qëndror Sindrit Guri.

Guri ishte pjesë e skuadrës italiane Citta Varese ku e kishte shkëputur kontratën me 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që 30-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë duke i bërë dy paraqitje./GAZETA ENIGMA/

Related Articles