Prishtina “shpëton” me një pikë, u këndell në pjesën e dytë kundër Dritës

Prishtina “shpëton” me një pikë, u këndell në pjesën e dytë kundër Dritës

Prishtina ka bërë një rikthim fantastik në “Fadil Vokrri”, për ta fituar një pikë përballë kampionit Dritës, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës të Kosovës.

Edhe pse në disavantazh prej dy golave, “Bardhëkaltërit” arritën ta barazojnë rezultatin në 2:2, në mënyrë që të mos largohen duarbosh nga kryeqyteti.

Përballja rezultoi të jetë mjaftë e baraspeshuar nga fillimi. Sidoqoftë, ishin mysafirët që realizuan dy herë brenda tre minutave.

Fillimisht, Egzon Bejtulai realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi për ta zhbllokuar rezultatin (28’).

Kurse, vetëm tre minuta më vonë, ishte Limaj që me një goditje të fortë e la në gjumë portierin vendas për ta dyfishuar epërsinë (31’).

Prishtina ishte skuadër më e mirë në pjesën e dytë dhe me plot meritë edhe e barazoi rezultatin. Fillimisht, ishte i inkuadruari Ardian Muja që me një gol të bukur e ngushtoi rezultatin (76’).

E krejt në fund, në skenë doli zëvendësuesi tjetër Alban Shillova që shënoi nga afërsia për t’ia fituar një pikë vendasve (89’).

Me këtë pikë, Prishtina ngjitët në pozitën e tretë me shtatë pikë derisa Drita mbetet në pozitën e parafundit me dy sosh.

Related Articles