Prishtina sot mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Prishtina sot mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Prishtina sot (e martë) do të mësojë kundërshtarin e saj në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kryeqytetasit e siguruan një vend në garat evropiane pasi u shpallën fitues të Kupës së Kosovës, aty ku mposhtën Llapin me rezultat minimal 1-0.

Në mesin e kundërshtarëve potencialë të Prishtinës bëjnë pjesë klube të njohura evropiane.

Nga Shakhtar Donetsk deri tel Legia Varshava dhe Cluj që të gjithë që mund të jenë kundërshtarë të ekipit të drejtuar nga Arsim Thaçi.

Bardhëekaltërit tashmë kanë nisur përgatitjet për këtë garë dhe kanë udhëtuar për në Turqi, atje ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Së bashku me ekipin kanë udhëtuar gjithashtu edhe blerjet e reja, teksa kujtojmë që Prishtina ka qenë një ndër ekipet më aktive deri më tani në afatin kalimtar.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në kualifikueset e Ligës së Evropës:

Shakhtar Donetsk

Legia Varshava

Sheriff Tiraspol

CFR Cluj

Hapoel Be’er Sheva

Celje

Spartak Trnava

Related Articles