Prishtina nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim ndaj Trepçës ’89, pasi ndeshja në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll me rezultat 2-2.
Kjo ndeshje ishte e mbetur nga java e nëntë e Superligës së Kosovës.
Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, duke krijuar raste para portës së minatorëve.
Goli erdhi në minutën e pestë me Genc Hamitin që shënoi nga afër për 1-0.
Por Trepça ’89 përmes sulmuesit të saj dhe lojtarit më të mirë Christian Mba arriti të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 36-të.
Ishte një nga golat më të bukur të shënuar në këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Me të filluar pjesa e dytë, mitrovicasit arritën të marrin epërsinë, me Mba që ishte i saktë nga afër për 2-1.Reklama
Prishtina u lëshua në sulm për të gjetur golin e barazimit të cilin e arriti në minutën e 76-të.
Një pasim i Albin Prapashticës e gjeti Muahmed Useinin i cili shënoi për 2-2.
Deri në fund edhe pse të dy skuadrat u munduan ta marrin fitore nuk ia dolën dhe u ndan në barazim.
Prishtina ka 22 pikë pas këtij barazim dhe mban vendin e tretë, ndërsa Trepça ’89 me 12 pikë është në vendin e tetë.