Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Rezultati pas 90 minutave ishte 2 me 1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Blesa shënoi për avantazhin e skuadrës nga kryeqyteti, kurse Redon Ismaili barazoi shifrat në minutën e 85-të.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundojë me rezultat të barabartë, në skenë doli përsëri Blesa që i dha fitoren skuadrës së Prishtinës dhe debutimin me fitore trajnerit, Emanuel Egbo.