Të dielën policia ka arrestuar një shtetas kosovar dhe një shtetas serb pasi ishin përleshur mes vete.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë pasi dy të dyshuarit ishin përleshur në mes vete dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”. / Gazeta Enigma.