Policia arreston një preson për plagosjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet për rastin “Vrasje në Tentativë”, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë më datë 21.01.2022 rreth orës 16:45 është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Ndërkohë që policia njofton se ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin, B. H, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 26.01.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, Revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër./Gazeta Enigma/

Related Articles