Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar seksualisht një femër, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.