Prishtinë, arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga Policia

Prishtinë, arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili ishte duke u kërkuar për një rast tentim vrasje në Podujevë.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e sotme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga njësitet e stacionit policor të Podujevës, të mbështetur nga Njësiti i reagimit të Shpejtë, në një lokal në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar.
Personi i dyshuar:

– G. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 02.08.2021, në rrugën ‘Hyzri Talla’, në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Related Articles