Dy të panjohur është raportuar se të shtunën rreth orë 2 e 15, ia kanë vënë flakën një veture me qira në Prishtinë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti shkon nën hetime.
Prishtine 25.03.2023 – 02:15. “Raportohet se në një “Renta Car” është djegur një veturë që dyshohet se i është vënë zjarri nga dy të dyshuar të panjohur. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”. thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/