Prishtinë: Gruaja rrihet nga bashkëshorti dhe nëna e saj, policia intervenon

Një grua në Prishtinë është rrahur nga bashkëshorti dhe nëna e saj, njofton Policia, raporton Gazeta “Enigma”.



Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles