Prishtinë: Hajnat i vjedhin një mërgimtari 50 mijë euro para të gatshme

Prishtinë: Hajnat i vjedhin një mërgimtari 50 mijë euro para të gatshme

Në Prishtinë, shtëpia e familjes Tahiri, pronari i të cilës jeton jashtë vendit, u thye nga hajnat të cilët arritën të vjedhin një shumë të majme parash.

Rasti u zbulua pasi disa të afërm të tij shkuan ta vizitojnë shtëpinë, të cilën e gjetën të demoluar dhe si rrjedhojë kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe pronarin e shtëpisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajnat kanë avulluar nga shtëpia e mërgimtarit hiç më pak se 50 mijë euro, para të gatshme.

Sipas pronarit të shtëpisë, vlera e dëmit të shkaktuar dyshohet të jetë rreth 150 mijë euro.

Njësitë policore kanë kryer ne vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar, njofton Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Related Articles