Prishtinë, një burrë sulmohet nga 20 qenë endacak derisa ishte duke vrapuar

Prishtinë, një burrë sulmohet nga 20 qenë endacak derisa ishte duke vrapuar

Sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve të Prishtinës janë duke vazhduar çdo ditë, e një rast I tillë k ndodhur sot në orën 06:00 të mëngjesit në lagjen Dardani.

Vrapin e mëngjesit një burrit nga Prishtina 20 qenë endacak ia lanë në gjysmë, pasi e kanë sulmuar duke i shkaktuar plagë të mëdha, shkruan Gazeta Enigma.

Më 28 prill të këtij viti, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishe njoftuar se kanë themeluar grupin punues për trajtimin e qenve endacak në kryeqytet.

Siç thuhej në njoftim, ky grup punues është në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policisë së Kosovës, Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Asociacionin e Komunave dhe Oden e Veterinarisë.

Rama kishte thënë se janë duke trajtuar me seriozitet të lartë çështjen e qeneve endacak për të arritur sa më shpejt rezultate.

“Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit”, pati thënë ai.

Related Articles