Prishtinë: Një i dyshuar gjuan tre herë me armë zjarri ndaj një personi, kjo është gjendja e tij

Prishtinë: Një i dyshuar gjuan tre herë me armë zjarri ndaj një personi, kjo është gjendja e tij

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinës, derisa një i dyshuar ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, por i njëjti nuk ka pësuar lëndime.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur,  ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Related Articles