Prishtinë: Të shtëna me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Gazetën Enigma se dyshohet se nga një veturë që ishte në lëvizje ka pasur gjuajtje me armë.

“Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Serreçi’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë”, tha ai.

Tutje, Borovci pohoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. /Gazeta Enigma/

Related Articles