Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën më 4 qershor do të testojë sistemin e alarmit publik.
Testimi do bëhet në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.
“Ju njoftojmë se testimi i rradhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.
Në Prishtinë ndodhen 16 pika të sistemit të alarmit publik.