Prishtinë: Tre të lënduar në një aksident

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.

Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:45 në Rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një veturë e parkuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Enigma/

Related Articles