Mbrëmjen e së dielës një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Sinjalit ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Enigma/