Prishtinë: Vetëm brenda një nate Policia konfiskon pesë armë zjarri

Prishtinë: Vetëm brenda një nate Policia konfiskon pesë armë zjarri
Kohëve të fundit armë të shumta janë konfiskuar së fundi nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet, me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes së nivelit të sigurisë.



Vetëm gjatë natës së kaluar në tri pika të ndryshme kontrolli në lagje të ndryshme të Prishtinës, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri.

Kësisoj, personat e dyshimtë janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, të njëjtit janë procedurat më tej.

Related Articles