Sipas Vuçiqit, Kurti ka krijuar Task Forcë për veriun në krye me Xhavit Tahirin

Sipas Vuçiqit, Kurti ka krijuar Task Forcë për veriun në krye me Xhavit Tahirin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se ka krijuar një task forcë, e cila siç theksoi, dje në kufi e ka ndaluar serbin Dejan Spahiq, shofer ambulance.

“Nuk kanë qenë njësitë e ‘Rosu-s’, por agjencia speciale e inteligjencës, e ashtuquajtur Task Forca, e cila drejtohet drejtpërdrejt nga Albin Kurti dhe Qeveria e Prishtinës, dhe aksioni u drejtua nga Xhavit Tahiri”.

Për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq tha se e kanë kapur një serb që nuk kishte asnjë faj dhe se po transportonte ilaçe.

“Ata do të thonë se ai është fajtor sepse ishte në demonstratë afër barrikadave, sikur te ishte kjo ndonjë gjë e madhe. Epo të gjithë serbët janë në barrikada sepse po “luftojnë”, sepse nuk mendojnë se Kosova është shtet i pavarur dhe pastaj Kurti para Quintit thotë se do të luftojë kundër mafies dhe krimit, dhe ata thonë ‘natyrisht’. Të gjithë serbët janë mafioze përveç atyre që thonë se Kosova është e pavarur”, deklaroi Vuçiq.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka sqaruar se shoferi i ambulancës ishte në gjendje të dehur dhe kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, prandaj ishte shoqëruar për në stacionin policor.

I pari i shtetit serb theksoi se sa i përket “futjes së brirëve ne thes” nuk e ka problem, meqë thotë se do të gjunjëzohet gjithmonë dhe do të lutet për paqe.

“Por kur dikush kalon kufijtë dhe kërcënon jetën e popullit tonë, dhe kur mendojnë se mund të kryejnë dëbime sepse mendojnë se janë shtet sovran – nuk do të munden. Serbia nuk mund ta sulmojë Kosovën, sepse Kosova sipas ligjit ndërkombëtar dhe Rezolutës 1244 është e Serbisë.

Related Articles