Pritet që Kosova të furnizohet së shpejti me 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX, raporton Gazeta Enigma.
UNICEF-i, që merret me transportimin e tyre, ka planfikuar t`i sjell në Kosovë të mërkurën me 12 maj këto doza.
Ndonëse furnizimi ende nuk është nisur për në vend, nga UNICEF nga kanë bërë të ditur se janë bërë gati 62 mijë e 400 doza të vaksinës për Kosovën.
Me mbi 62 mijë vaksinat që do të vinë nga COVAX pritet të vaksinohen personat e përfshirë në fazën e parë të vaksinimit, të cilët nuk kanë arritur ta marrin vaksinën deri tani, për shkak të sasisë së vogël.
Ndryshe, “Gavi Covaxi”, është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.
Kujtojmë që në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 559 raste aktive me COVID-19.
Shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 2 mijë e 208 qytetarë që nga fillimi i pandemisë në vend me 13 mars.
/Gazeta Enigma/.