Para Ligës së Kombeve, Reja do të ketë hall koke sa i përket portierit që do t’i besojë te Kombëtarja.
Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha janë në super formë me ekipet e tyre përkatëse, Lacio dhe Torino.
Pasi fundosi Interin, Etrit Berisha zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë ndaj Milanit.
Porta u mbajt e paprekur me kuqezinjtë dhe Torino ka vendosur jo pak për historinë e titullit kampion me ndalesën që i bënë ekipit të Piolit.