Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, e ka bindur më në fund trajnerin e Burnleyt që ta inkuadrojë nga fillimi.
Këtë besim, Muriqi e ka shfrytëzuar duke bërë paraqitje fantastike, duke bërë të mundur që skuadra e tij të kthehet te rezultatet pozitive.
Paraqitje monstruoze, portieri kosovar pati sidomos ndaj Chelseat, ku u vlerësua me notën 10.
Kjo nuk ka lënë pa u vërejtur as nga Premier League, pasi është nominuar në mesin e gjashtë portierëve të tjerë për pritjen më të mirë për muajin mars.
Premier League e ka vendosur pritjen e Muriqit ndaj Brenfordit, të datës së 16 mars.
Gjashtë pritje mahnitëse nga gjashtë portierë janë nominuar për çmimin “Pritja e Muajit” dhe ju mund të ndihmoni për të vendosur se kush fiton”, ka shkruar Premier League.
“Keni kohë deri të hënën më 8 prill për të zgjedhur të preferuarin tuaj nga lista e ngushtë e mëposhtme”.
Në listë për pritjen më mirë janë edhe Matz Sels, Neto, Aaron Ramsdale, Arjianet Muriq, Mark Flekken dhe Bart Veerbruggen.
Some stunning reflex saves among the March nominees for the Castrol @premierleague Save of the Month – who gets your vote? pic.twitter.com/ev3QQytMLh— Castrol (@Castrol) April 4, 2024