Pritje të gjata në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova

Pritje të gjata në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova

Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet vazhdojnë të jenë të gjata, veçanërisht në Hani i Elezit ku në dalje pritjet arrijnë deri në 45-60 minuta me kolona automjetesh prej 800 metrash, raporton Gazeta “Enigma”.

Te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje dhe dalje janë rreth 20 minuta, me kolona deri në 100 metra në hyrje dhe 200 metra në dalje.

Në Jarinje, pritjet në hyrje janë 25-30 minuta, ndërsa në dalje 5-10 minuta.

Derisa në Merdarë, pritjet janë më të shkurtra, nga 5-10 minuta në hyrje dhe 10-15 minuta në dalje, me fluks të moderuar.

Related Articles