Policia e Kosovës e ka arrestuar të dielën një person të dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar.
I dyshuari R.F, i lindur në vitin 1966 është ndaluar në pikën kufitare në Merdare.
55 vjeçari me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai dyshohet se së bashku me një person tjetër që gjendet në arrati në fshatin Lez të Prizrenit, i kishin shkaktuar lëndime trupore një gruaje të moshuar.
“Të dyshimtit përdoren force ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Viktima e ka raportuar rastin në polici, por nuk kishte njohuri mbi identitetin e të dyshimtëve. Të njëjtës fillimisht ju ofrua ndihma mjekësore dhe hetues të policisë filluan hetimet në bazë të deklaratës së viktimës, duke dhënë përshkrimin dhe veprimet e personave të dyshimtë”.
“Zyrtarë policorë nga njësia hetimeve në Prizren, pasi pranuan këto informacione dhe, në bazë të kontrollit të zonës për rreth vendit të ngjarjes, arritën të bëjnë identifikim e personave kriminal të cilët u shpallën në kërkim policor”./Gazeta “Enigma”/