Prizren, babai i dehur ther me thikë vajzën e tij 21-vjeçe

Prizren, babai i dehur ther me thikë vajzën e tij 21-vjeçe

Një vajzë e moshës 21-vjeçare në Prizren është therur me thikë nga babai i tij i cili ishte ne gjendje të dehur, në orët e para të së premtes.

Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se e gjithë kjo ndodhi pas një mosmarrëveshje.

“Rreth mesnatës është raportuar se në Prizren, një i dyshuar, pas një mosmarrëveshje nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar vajzën e tij, duke e goditur me një mjet të mprehtë – thikë, në regjionin e shpinës”, tha Bytyqi.

Pas incidentit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Enigma

Related Articles