Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që kishte mashtruar një qytetar duke i premtuar se do ta punësoj në spital, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai me këtë rast nga viktima kishte kërkuar para.
“Fsh. Korishë, Prizren 01.09.2022 – 13:40. Më 08.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtarë të familjes në spital i ka marr një shumë parash. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport/ Gazeta Enigma.
Prizren: I kishte premtuar se do ta punësoj në spital, e mashtron duke i marrë para
