Dje në fshatin Gjonaj të Prizrenit një veturë ka rënë në lum, për pasojë drejtuesi i saj ka vdekur dhe lëndime trupore kanë pësuar dy persona tjerë.
Sipas policisë, vetaksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë). Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.