Një këmbësore ka pësuar goditje të hënën, në rrugën “Zenun Çoçaj” në Prizren, pasi një veturë e ka goditur atë, ku e njëjta ka pësuar lëndime të rënda.
Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, posa e ka përplasur këmbësoren, duke e tërhequr zvarrë disa metra.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, teksa e lënduara është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, e më pas është transferuar në QKUK, njofton Sinjali.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Rajonit të Prizrenit.