Kanosi deputetin Hoti përmes Facebook-ut, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit

Kanosi deputetin Hoti përmes Facebook-ut, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për shkak se kishte kanosur një deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H., deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “Facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri kryen veprën penale të kanosjes, thuhet në njoftim.

Related Articles